Kjo është gjendjen shëndetësore e personave që u djegën nga gazi

Ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka konfrimuar se të lënduarit nga shpërthimi i një bombole të gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj janë jashtë rrezikut për jetë.

Krasniqi në orët e mbrëmjes ka vizituar të lënduarit nga gazi që po trajtohen në QKUK, ku nga afër është njoftuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

“Gjatë vizitës, stafi mjekësor e njoftoi se të lënduarit kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme, ku 9 prej tyre po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë  Plastike. Asnjëri nga të lënduarit nuk është  në rrezik për jetë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Rastin e ka konfirmuar për Express edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme  dyshohet se në  këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, ka thënë ajo për Express.