Kjo është kandidateje e LDK-së për kryetare të Prishtinës

Frashër Demaj nga LDK ka folur për kryetarin e ri të partisë, Lumir Abdixhikun.

Ai ka thënë se Abdixhiku ka bërë mirë që është tërhequr nga kandidatura e mundshme për kryetar të Prishtinës, duke u fokusuar në LDK dhe zgjedhjet lokale që priten të mbahen së shpejti.

Në anën tjetër, gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Vlora Dumoshi i ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar si kryetare e Prishtinës.

“Po më shkruan Vlora Dumoshi, po thotë se është e gatshme të kandidojë për kryetare të Prishtinës”, ka thënë Kajtazi në RTV Dukagjini.

Demaj në anën tjetër ka thënë se ky veprim i Dumoshit është i mirë, pasi që sipas tij politikanët duhet të sfidojnë veten.