Kjo është kandidatja që premton nga 6 milionë euro çdo vit për Prizrenin

Kandidatja për deputetet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dafina Alishani, ka bërë të ditur premtimin e saj kryesor nëse zgjedhet deputete e Kuvendit të Kosovës.

Anëtarja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës, Dafina Alishani, ka premtuar se do të angazhohet për ndarjen e një granti të veçantë për Prizrenin, në cilësi të Kryeqytetit Historik të Republikës së Kosovës.

“6 milion euro do të jenë të destinuara vetëm për Zonën Historike të Qytetit të Prizrenit, përkatësisht për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e zonës historike të qytetit të Prizrenit”, ka deklaruar Alishani.

Për mër tepër, kandidatja e LVV-së Alishani, ka përmendur se fondi prej 6 milionë eurosh në vit do të shpenzohet për projekte sikurse janë: Konzervimi dhe restaurimi i shtëpive si vlerë e trashëgimisë kulturore, krijimi i hapësirave të qasshme në zonën historike, ndriqimin dhe shenjëzimin e të gjitha monumenteve historike në zonën historike, hapjen, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e muzeve të reja dhe atyre ekzistuese dhe projekte tjera të ngjashme.

Dafina Alishani ka bërë të ditur edhe menyrën se si do të sigurojë fondin e veçantë prej 6 milionë eurosh në vit për Prizrenin si Kryeqytet Historik të Kosovës.

Ajo ka deklaruar se do të inicojë amandamentimin e Ligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, ku Prizreni është shpalluar Kryeqytet Historik, dhe do të kërkojë që Prizrenit t’i ndahet 3% e grantit të përgjithshëm të komunave apo gjysma e grantit të ndarë për kryeqytetin e Kosovës.

“Të qenit kryeqytet historik, Prizrenin, krahas privilegjeve, e ngarkon edhe me kosto shtesë, kosto e cila është e papërballueshme për buxhetin e Komunës së Prizrenit. Prandaj, me mua deputete, Prizreni do t’i kete 6,000,000 euro shtesë për çdo vit fiskal”, ka premtuar kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje nga Prizreni, Dafina Alishani.

Image may contain: 5 people, people standing and wedding