Kjo është kompania publike që ua rriti pagat punëtorëve

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë ka marrë vendim për rritje të pagave për punëtorët fizik dhe për shoferët.

Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të KRM “Uniteti” të mbajtur më datë 02.09.2019, me propozim të Kryeshefit Ekzekutiv Gazmend Morina.

Kjo rritje e pagave, së bashku me rritjen e parë të bërë në fillim vitit, nënkupton se këtyre dy kategorive të punëtorëve iu është rritur paga në total prej 50 euro. Pra, shoferët dhe punëtorët fizik do t’i marrin pagat 50 euro më të mëdha se sa që i kanë marrë vitin e kaluar.