LAJME365
  • Ballina
  • Nacionale
  • Lokale
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Shëndeti
  • Kulturë
  • Travel
  • Teknologji
LAJME365
  • Lokale
Dështon seanca ndaj ish-shefit të Zyrës së Kryetarit të Pejës 
  • Lokale
PDK- Dega në Prizren kërkon shkarkimin e drejtoreshës së DKA-së
  • Lokale
Inspektorati i Prishtinës gjobit partitë politike për mosrespektim të masave antiCOVID (FOTO)
  • Nacionale
281 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Nacionale
Nëntë të vdekur me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit
  • Nacionale
Nga këto komuna janë 294 rastet e fundit me COVID-19
  • Nacionale
Dalin rezulltatet e 1.729 testimeve për COVID-19
  • Lokale
Leposaviq: Drejtoi veturën i dehur, godet dy vajza të mitura
  • Bota
Çfarë ndodh nëse një president refuzon të largohet nga Shtëpia e Bardhë?
  • Nacionale
Nesër vendoset fati i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin
  • Nacionale

Kjo është marrëveshja e plotë mes LVV-së dhe Vjosa Osmanit (Dokument)

14/01/2021

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista e Vjosa Osmanit kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen me të cilën do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Zyrtarizmin e kësaj marrëveshje e bënë lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Në marrëveshjen e përbashkët të cilën e ka siguruar Telegrafi shkruan: “se të vendosur për luftimin e pa kompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar si parakusht thelbësor për konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend, të zotuar që Kosova të jetë vend kur të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre dhe qytetarët të gëzojnë mirëqenie të mirëfilltë dhe jetë me dinjitet palët zotohen për këto pika.

Në pikën e parë LVV dhe Lista e Vjosa Osmanit janë zotuar për prioritizim të rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë me vettingun si pjesë integrale të këtij procesi, si dhe vendosmëri të plotë drejt luftimit të pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Më tej thuhet “Prioritizim të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, duke i orientuar investimet dhe planifikimin buxhetor kah sektori i shëndetësisë, mbrojtja e mjedisit, digjitalizimi, investimi në kapital njerëzor, nxitja e prodhimit vendor, me qëllim të përqafimit të një koncepti zhvillimor ekonomik të qëndrueshëm e inovativ”.

Në pikët 4 të zotimeve të përbashkëta mes LVV-së dhe Listës së Vjosa Osmanit thuhet “rishikim dhe miratim të legjislacionit vendor si dhe zbatim me përgjegjësi të reformave të nevojshme në përputhje me standardet evropiane me qëllim të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare”, shkruan Telegrafi.

Po ashtu thuhet se palët janë zotuar edhe për angazhim për përfaqësim të unifikuar dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti e Osmani e quajtën këtë bashkëpunim për lirinë dhe barazinë e qytetarëve, për progresin dhe suksesin e shtetit, duke thënë se garojnë së bashku në zgjedhje për të ndryshuar mendësinë e gabuar, me të cilën është udhëhequr vendi. /Telegrafi/

 

Tags: Albin Kurti, LVV, Vjosa Osmani
Shpërndaj në:
Prapa

Lista e VV-së me tre kandidatë nga Peja

Para

Bytyçi i PDK-së: Çka ndodhi me Murat Jasharin, nëse Osmani është kandidatja e LVV-së për presidente

Moti

PRISHTINA MOTI PRIZREN MOTI TIRANA MOTI

Këmbimi Valutor

Exchange Rate: EUR

Të fundit

  • Dështon seanca ndaj ish-shefit të Zyrës së Kryetarit të Pejës 
  • PDK- Dega në Prizren kërkon shkarkimin e drejtoreshës së DKA-së
  • Inspektorati i Prishtinës gjobit partitë politike për mosrespektim të masave antiCOVID (FOTO)
  • 281 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Nëntë të vdekur me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Kategoritë

  • Auto
  • Bota
  • IKPSHK
  • Kulturë
  • Lokale
  • Nacionale
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Travel
  • Vërmicë
  • Vështrime

LAJME365

Informatat dhe materialet e portalit informativ mund të përdoren vetëm duke cituar lajme365.com.

Kontakti:
info@lajme365.com

LAJME365

Informatat dhe materialet e portalit informativ lajme365.com mund të përdoren vetëm duke treguar burimin e lajmit.

Kontakti:
info@lajme365.com

Newsletter
© 2021  LAJME365. All right Reserved
Subscribe