Kjo është mosha e personit, që dyshohet se vrau gruan, dy djemtë e pastaj veten

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur sonte në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po fatkeqësisht nga informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes deri tani kaq mund të themi”, ka thënë Hashani.

Sipas dyshimeve, një burrë rreth të 50-ave ka vrarë bashkëshorten e tij dhe dy të bijtë dhe më pas veten./Insajderi