Kjo është ndarja e mandatëve të komuniteteve sipas rezultateve aktuale të KQZ

Të dielen e 14 Shkurtit në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare ku sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, fituese e zgjedhjeve është Levizja Vetëvendosje me 47.89%, duke udhëhequr bindëshëm nga PDK me 17.36% dhe LDK me 13.08%.

Nuk dihet ende nga sa deputetë do të kenë partitë Shqiptare në Kuvendin e Kosovës, por  portali Lajme365 tregon se cialt do të jetë ndarja e ulseve të partive minoritare në Kuvendin e Kosovës.

Nga 20 ulse të rezervuara, Lista Serbe do të përfaqësoj komunitetin Serb me 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe 10 të tjerë do të shpërndahen në partitë tjera të minoriteteve.

Më poshtë janë partitë Boshnjake dhe komunitetit RAI të cilat do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës:

  • KDTP – Kosova Demokratik Türk Partisi do të ketë dy deputetë
  • RI merr mandatin e Romëve dhe mandatin e dytë si komuniteti me numrin më të madh në mesin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian
  • PDAK – Partia Demokratike e Ashkslinjëve të Kosovës me një deputetë
  • IRDK – Iniciativa e Re Demokratike e Kosovësme një deputetë
  • JGP –  Jedinstvena Goranska Partija, merr një deputetë dhe
  • Tre deputetë i marrin partitë Boshnjake, dhe ndahen sipas rezultateve që kanë marr në zgjedhje në mes UZ-AH, koalicionit VAKAT dhe NDS-së.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, UZ-AH mund të ketë 2 deputetë dhe koalicioni VAKAT me 1 deputetë.

Kjo mbetet të vertetohet pas numrimit të votave të diasporës dhe votave me Kusht, por UZ-AH i duhen përafërsisht edhe 2000 votave nga votat që do të numërohen nga KQZ./lajme365.com