Kjo është studentja 22 vjeçare që vdiq si pasojë e COVID-19 (FOTO)

Euxhena Jorgji nga Kolonja, studente në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ka ndërruar jetë pas përballjes me COVID-19.

Beteja e saj me këtë virus ishte e gjatë, por fatkeqësisht nuk ia doli. Jorgji prej 1 muaji ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, e ndërsa prej 1 jave ishte në intubim.

Siç raportohet, 22-vjeçarja vuante edhe nga kockat.