Kjo është zona në veri ku u vërejt prania e ushtarëve të KFOR-it

Trupat e misionit paqëruajtës të KFOR-it janë duke patruklluar në zonën neutrale të kufirit Kosovë-Serbi.

Në afërsi të vendit ku është bllokuar rruga që çon drejt pikë-kalimit në Jarinjë, në një kodër në afërsi të kufirit të Kosovës me Serbinë janë vërejtur trupa të KFOR-it paraditën e së hënës, raportoi sot televizioni Klan Kosova.

Sipas raportimit të Klanit, gjatë kolonës tri kilometra që vazhdon të jetë e bllokuar nga banorët lokal serb me automjete të rënda, në malet e Kosovës, pra në kufirin që është një kodër mjaft e ngushtë që i ndan dy shtetet, ka pjesëtarë të shtuar të KFOR-it.

Gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Jarinjë, situata është më e qetë se në ditët e fundit, ku kemi parë mes kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në zonën përtej Kosovës edhe avion ushtarak të prodhimit rus Migë, shkruan Klan Kosova.

Teksa, në ditën e sotme, në ajër nuk ka pasur ndërhyrje as nga ana e shtetit serb, por nuk ka pasur mbikëqyrje edhe nga misoni i KFOR-it në Kosovë. /Insajderi