Kjo komunë në Kosovë ndan nga 500 euro për të prekurit nga Covid-19

Komuna e Dragashit e cila udhëhiqet nga kryetari Shaban Shabani ka formuar komision vlerësues për t’iu ndarë mjete personave të infektuar me Covid-19 dhe familjarëve të personave që kanë vdekur nga ky virus.

Shuma totale që ka ndar komuna e Dragashit për personat e infektuar me COVID-19 është 119.860 euro, shkruan LAJME365.

Nga këto subvencione  përmes një njoftimi, komuna e Dragashit ka bërë të ditur që personat të cilët kanë vdekur nga COVID-19, familjarët e tyre do të marrin një shumë fikse prej 950 eurove.

Në komunën e Dragashit, nga fillimi i pandëmisë kanë vdekur 31 persona, dhe shuma totale e ndarë për fmiljarët e viktimave shkon në 29.450 euro.

Pjesa tjetër prej 90.410 euro është ndarë në mënyrë të barabartë për personat që kanë qënë të infektuar me COVID-19, ku sipas njoftimit nga komuna e Dragashit, përcjell Lajme365, kanë përfituar 179 persona nga 505.08 euro.

Me ndarjen e këtyre mjeteve komuna e Dragashit zë vendin e parë në Kosovë e cila ka na ndihmuar personat e prekur nga COVID-19, dhe ata që kanë vdekur nga ky virus.

Kujtojmë se komuna më të mëdha si ajo e Prishtinës, Mitrovicës dhe Kamenicës, kanë ndihmuar personat e prekur me COVID-19 me nga 50 euro që është dhjetë fish më e vogol se shuma që ka ndarë komuna e Dragashit./lajme365.com