Kjo ndeshje hap javene 25-të në Supeligen e Kosovës

Dita e premte do ta sjell vetëm një ndeshje të javës së 25-të në Ipko Superligën e Kosovës dhe ajo do të zhvillohet në Gjilan.

Lideri aktual, Drita e pret Ferizajn në ndeshjen ku gjilanasit janë favorit absolut shkaku i formës dhe cilësisë.

Drita do të synojë fitoren e tretë radhazi që nga rikthimi i futbollit për të mbetur lider, ndërsa Ferizaj ëndërron për një rezultat pozitiv.

Ky takim do të gjykohet nga Erdall Zasella, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Alban Ejupi dhe Arton Latifi, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Arben Halilaj.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 17:00.