Klinika Infektive nuk ka më kapacitete për pacientë me Covid-19

Kosova aktualisht ka 1.111 raste aktive me Covid-19.

Si pasojë e rritjes së madhe të rasteve me Covid-19, Klinika Infektive është stërngarkuar me punë.

Lajme365 mëson se Klinika Infektive nuk ka më kapacitete për të pranuar pacientë tjerë. Andaj që nga nesër pacientët që rezultojnë pozitiv me Covid-19 do të dërgohen për trajtim në Klinikën e Mjekësisë Sportive.

Kjo, deri kur Klinika Infektive të lriohet nga numri i madh i pacientëve qe ka në trajtim.

Kosova është në diten e 101 te pandemisë . Deri më sot janë konfirmuar 2216 raste në total me Covid-19. Të sheruar janë 1069 pacientë, e 36 viktima.