Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve: Policia të mos futet në lokale me armë të gjata

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka thënë se ata nuk do të pranojnë të marrin përgjegjësi për rritjen e numrit të infektimeve me coronavirus.

“Ne me orar jemi në rregull. Siç edhe e ka cek në një postim drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi, rastet janë rritur për shkak të fushatës elektorale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesi i gastronomeve ka shprehur edhe shqetësimin për aksionet e policisë në lokalet e tyre.

“Kemi pasur diskutime me organet e sigurisë dhe kemi gjetur mirëkuptim që policia mos të futet me armë të gjata në lokalet tona, sepse po ngjallë panik te klientët”.

Kllokoqi thotë se subvencionimet e premtuara për gastronominë nuk janë dhënë derisa sipas tij dënimet kanë vazhduar.

“Të na falin një pjesë të dënimeve sepse nuk po mundemi të ja dalim”, deklaroi ndër të tjera Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës./Telegrafi/