Klubi i Futsallit “Prizreni” merret në pronësi nga pronarët e klubit nga Çekia

Klubi i Futsallit FC ” Prizreni” ishte në prag të shpërbërjes, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë që po kalon sporti kosovar përfshirë edhe pandeminë, por në radhë të parë mungesës së mjeteve të nevojshme financiare.

Është i papranueshëm vendimi i komisionit të Drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini e Sport që këtë vit klubi ynë të mbështetët vetëm në shumën e 2000 eurove, duke pasur parasysh faktin se FC ” Prizreni” është pjesë e Super ligës së futsallit në Kosovë, konsideron trajneri i këtij klubi Skender Kapra.

“ Një vendim i tillë i kësaj Drejtorie, na ka indinjuar tej mase dhe nxitur që të marrim vendimin më të dhimbshëm të mundshëm, shuarjen e klubit i cili u themelua me shumë mund dhe pati suksese të jashtëzakonshme për një periudhë të shkurtër të funksionimit, ku pas një viti garim në Ligën e Dytë pas themelimit, është inkuadruar menjëherë në elitën e futsallit të Kosovës, fal suksesit të lojtarëve të cilët mbrojten ngjyrat e klubit pa mbështetje minimale financiare “ thuhet në njoftimin klubit.

Por, së fundi ka ardhur një super lajm nga Çekia, njofton krye trajneri i klubit prizrenas, Skender Kapra.

” Kur po mendonim shuarjen e klubit, kam marrë një telefonatë nga Çekia, ku disa dashamirës që e udhëheqin klubin më të madh të futsallit në këtë shtet, Sllavia nga Praga, kampion aktual i Çekisë, familja Simitçiu me prejardhje nga Prizreni, kanë vendosur që të marrin në pronësi klubin tonë FC Prizreni që nga ky stinor”, njofton kryetrajneri Kapra. ”

Beni Simitçiu është kryetrajner i këtij klubi nga Çekia i cili në dy vitet e para ka shënuar suksese të mëdha brenda kampionatit Çek dhe në garat evropiane.

Pra, nga ky stinor, FC Prizreni do të ketë fytyrë të re dhe me pretendime si asnjëherë më parë drejt sukseseve të mëdha, ndërsa prijëtar i këtyre sukseseve do të jetë Presidenti i klubit, Skender Simitçiu, i cili është i ati i trajnerit ndër më cilësorë në Evropë, Arben Simitçiu”, ka njoftuar për TV Prizreni, krye trajneri i skuadrës prizrenase, Skender Kapra./tvprizreni.info/