KMDLNj: Xhafer Tahirit po i shkelen të drejtat përmes linçimit publik

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate janë shprehur se përmes linçimit publik, kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, i janë shkelur të drejtat e njeriut.

Komunikata e plotë:

Pas një videoincizimi të publikuar nëpër media ku pretendohet se dëgjohet zëri i S.T. dhe një personi tjetër , me një urgjencë kanë filluar hetimet ndaj personave të dyshuar për vepër penale pas së cilave , me vendim të Gjykatës Themelore  të Mitrovicës , dy të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për veprën penale të ushtrimit të ndikimit.

KMDLNj nuk e paragjykon as fajësinë apo pafajësinë e të dyshuarve të arrestuar sepse këtë e kanë të garantuar me ligj dhe nëse shkelet ligji atëherë cenohet dhe shkelet parimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për presupozimin e pafajësisë . Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë , përgjegjësia është individuale dhe si e tillë hetohet , gjykohet dhe , në bazë të provave edhe merret vendimi nga gjykata kompetente.

Të arrestuarit për vepër penale të ushtrimit të ndikimit janë persona të moshës madhore ndaj të cilëve nuk kërkohet masa e kujdestarisë prandaj , deri më tani , vetëm ata janë të dyshuar dhe nuk lejohet që , përmes interferimit të personave tjerë e që nuk janë të kriminalizuar sepse  , jo që nuk ka prova por as dyshime të bazuara t’i ipet këtij rasti një konotacion tjetër, përkatësisht një pretekst politik të një konteksti të mundshëm kriminal. Fakti se të arrestuarit për vepër penale janë pjesë e familjes së kryetarit aktual të Vushtrrisë , Xhafer Tahiri , nuk e bënë me automatizëm të dyshuar kryetarin e komunës prandaj është i palejueshëm raportimi ku në plan të parë nuk theksohen të arrestuarit por kryetari i komunës e që del të jetë  më i dyshuar se vet të arrestuarit . Titujt si : “ arrestohet vëllau i kryetarit të komunës së Vushtrrisë ..” , “ Merret vendimi për vëllanë e kryetarit të Vushtrrisë …” e të ngjashëm janë tituj paragjykues dhe linçus ndaj kryetarit Tahiri aq më parë që deri më tani ndaj tij nuk është ngritur asnjë dyshim për përfshirje në këtë vepër penale . Në rastin konkret , KMDLNj vlerëson se kryetarit të Vushtrrisë , z . Xhafer Tahiri i shkelen të drejtat e njeriut , i cenohet personaliteti , dinjiteti dhe autoriteti , pa e provuar me asnjë fakt implikimin e tij në këtë vepër penale andaj , çdo paragjykim i rastit është ndërhyrje në punën e hetuesisë dhe përpjekje për ushtrim ndikimi në gjyqësorë.