Koalicioni AAK-PSD e shpërfillë kërkesën e Veselit: Me të korruptuarit merret ligji, jo ne

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Socialdemokrate (PSD), kanë mbledhur strukturat e partisë për t’u mobilizuar për zgjedhjet e 6 tetorit, raporton EkonomiaOnline.

Pas mbledhjes së përbashkët, të dy lidretët e partive që tashmë janë në koalicion parazgjedhor dolën në konferencë për media.

Aty thanë se ky koalicion do të jetë i fitores, ndërsa shtuan se kërkuan nga të gjithë anëtarët mobilizim për zgjedhjet e parakohshme parlmanetare.

I pyetur nga gazetarët nëse ky koalicion do t’i bashkohet Paktit të propozuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, Haradinaj tha se do t’i përmbahen ligjeve dhe se nuk do t’ia ndalojnë askujt garimin për deputet.

“Do të respektohen ligjet e Kosovës, por të drejtat që nuk i’a ndalon ligji dikujt, e kem të pamundur të ia ndalojmë ne. Ligji i Kosovës duhet të avancohet më shumë që të qartësohen këto situata”, tha Haradinaj.

Ndërsa krtyetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, tha se PDK-ja nëse e ka seriozisht këtë ide, duhet ta vazhdojë vetë atë.

“PDK nuk është në kurrfarë pozite për korrupsion dhe nepotizëm nëse e kanë seriozisht le ta vazhdojnë vetë ne i përmbahemi kodeve tona në aspektin e pastërtisë dhe luftës kundër korrupsionit jemi të organizuar në përgjithësi”, u shpreh Ahmeti.