Qytetarët e Kosovës duken fare pak të brengosur nga shifrat e larta të rasteve me të prekur nga COVID-19.
Përkundër faktit që ditëve të fundit janë shënuar shifra rekorde me të prekur nga coronavirusi, kosovarët kanë shfrytëzuar vikendin në bregdetin e Shqipërisë.
Kështu shumë kosovarë zgjodhën që këtë vikend ta kalojnë në plazhet e Shqipërisë, e që sonte të kthehen drejtë qyteteve të tyre.
Por kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë, ku iu duhet që të presin shumë gjatë në mënyrë që të futen në territorin kosovar.
Njësoj thuajse ishte situata edhe vikendin e kaluar, ku shumë qytetarë mbetën duke pritur nga tri orë në pikën kufitare, pas vikendit që kishin kaluar atje.