Komandanti turk me prejardhje nga Kosova dënohet me 15 vjet burg

Njëri nga ish komandantët më të lartë në hierarkinë e Ushtrisë Turke, Adem Huduti, është dënuar me 15 vjet burg në Turqi.

Komandanti me prejardhje nga Kosova, Adem Huduti, akuzohet si njëri ndër udhëheqësit kryesore të tentim grusht-shtetit të korrikut të vitit 2016 në Turqi.

Atëbotë, Adem Huduti ishte Komandant i Komandës së Dytë të Ushtrisë Turke me qendër në qytetin Malatya ku gjendet edhe aeroporti ushtarak.

Huduti është akuzuar bashkë me 76 ushtarakë tjerë se ka vepruar në grup me qëllim të rrënimit të rendit kushtetues të Republikës së Turqisë.

Në gjykimin e zhvilluar ndaj Adem Hudutit, gjykatësit nuk kanë arritur të konstatojnë lidhje të tij me Lëvizjen Gyleniste e cila nga shteti turk është shpallur si organizatë terroriste dhe shihet si përgjegjëse e tentim grusht-shtetit të fundit në Turqi.

Adem Huduti është i lindur në vitin 1952 në fshatin Reçan të Prizrenit.

Image result for adem huduti kosova