KOMF thirrje për mobilizim pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, pas miratimit të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ofroi rekomandimet dhe veprimet që duhet ndërmarrë për implementimin efikas të saj.

KOMF njoftoi që në të njejtën kohë është duke punuar për hartimin e formulës së financimit të shërbimeve sociale dhe krijimit të grantit specifik për shërbime sociale, në mënyrë që të sigurohet minimumi i financimit të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve. KOMF si pjesë e grupit punues për hartimin e formulës së financimit, siguroi që do ofrojë mbështetjen e nevojshme për paraqitur nevojat reale dhe për të ndarë buxhetin e adekuat për fëmijët.

KOMF rekomandoi krijimin dhe aplikimin sa më parë të grantit specifik për shërbime sociale, i cili në aspektin buxhetor do të mbështesë edhe procesin e implementimit efikas të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF rekomandoi komunat të hartojnë rregulloret dhe strategjitë komunale për të drejtat e fëmijëve në mënyrë që të jenë në linjë me dispoziat e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të funksionalizojnë mekanizmat koordinues komunal të parapara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. KOMF ka mbështetur procesin e hartimit të rregulloreve dhe strategjive për të drejtat e fëmijëve në shtatë komuna, prandaj ofron model referues të gjitha komunave të Kosovës, duke u ofruar atyre një mundësi të replikimit të procesit dhe hartimit të Rregullores Komunale dhe Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve, brenda komunave të tyre.

KOMF shprehu gadishmërinë për mbështetjen në hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF do të monitorojë procesin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve pas hyrjes në fuqi përmes Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve është aprovuar dje, me datë 27 Qershor, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 76 vota për dhe asnjë kundër.

Organizatat anëtare të KOMF:

Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim – ASTRA, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Balkan Sunflowers Kosova, Childproof / CIPOF, Education Comes First – ECF, Iniciativa 6, Organizata Rinore Akti – ORA, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, OPFAKOS, Programi për të Drejtat civile – CRP/ K, PL4Y International, Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, Qendra e Kujdesit Ditor PEMA, Qendra për Mbrojtjen e viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore – PVPT, Qendra për Studime te Avancuara – FIT, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës QKRMT, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët në Kosovë – SDSF, Shoqata e Të Drejtave Të Pacientëve në Kosovë – Prak Kosovë, Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, Terre des hommes, The Ideas Partnership, VoRAE, World Vision, Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS, Network of Peace Movement – NOPM, SOS Kopshti dhe Nevo Koncepti.

KOMF bashkë me organizatat anëtare si pjesë e grupit punues për hartimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, përgjatë 5 viteve ka përfaqësuar organizatat për mbrojtjen e fëmijëve dhe ka ofruar ekspertizën dhe mbështetjen e nevojshme me qëllimin të hartimit të një ligji të avancuar që mbron interesin dhe të drejtat e fëmijëve.