Komisioni Disiplinor dënon Prishtinën, Dallkun e Bekajn

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur sot shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e datës 10.07.2020 dhe për të njëjtat ka marr vendime.

Në tavolinë ka qenë ndeshja e shumëpërfolur mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku mysafirët kanë pësuar keq me dënime.

Klubi i Prishtinës për sjellje dhe veprime të gabuara të stafit të klubit pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit për dëmtimin e inventarit në zhveshtoret në të cilën ishin të vendosur si mysafirët dënohet më 1500 euro.

Trajneri Armend Dallku për manifestim të sjelljeve josportive (tentim sulmi në gjyqtarin kryesor) pas përfundimit të ndeshjes dënohet me 500 euro.

Portieri Visar Bekaj për kartonin e kuq është dënuar me dy ndeshje. Ai pritet ë mungojë edhe në takimin e radhës që Prishtina e zhvillon si mysafir ndaj Ballkanit. /Telegrafi/