Komuna aktivizon fëmijët

Komuna e Suharekës e ka shënuar Ditën Olimpike me një vrapim të nxënësve në rrugën kryesore të qytetit.

Nxënës të shkollave fillore nga Komuna e Suharekës, sot kanë shënuar Ditën Olimpike, që u bë nën organizimin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe në bashkëpunim me DKA-në, DKRSM-në dhe Sportin Shkollor – Therandë. Këtë manifestim e ka përshëndetur kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili ka takuar nxënësit sportistë dhe u ka uruar atyre suksese në garë.

Më të mirët e vrapimit janë ndarë edhe mirënjohje nga organizatorët. 27 Maji është dita kur para 27 vitesh është themeluar Komiteti Olimpik i Kosovës.