Komuna e Dragashi jep detaje për personin e infektuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë konfirmuar 122 raste me Coronavirus nga 231 mostra të marra.

Një person pozitiv me COVID-19 është nga komuna e Dragashit, njofton IKSHPK, përcjell Lajme365.

Komuna e Dragashit përmes një postime në Facebook, trasmeton Lajme365, Njofton se personi pozitiv me COVID-19, është nga fshati Brodosanë.

Njoftimi i plotë:

Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Dragashit sot për fat të keq ka rezultuar pozitiv një ( 1) rast i ri me COVID-19.

Rasti pozitiv nga komuna e Dragashit (sipas vendbanimit Brodosanë ).

Të dashur qytetarë, situata me Covid 19 në komunën tonë dhe në krejt Kosovën është serioze.
Shtabi Emergjent Komunal ka ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHPK. Secili anëtar i Shtabit dhe secili institucion po japin maksimumin e mundësive të tyre.

Secili kemi përgjegjësi personale së pari të ruajmë vehtën, familjen tonë dhe shëndetin publik.

Kemi besim tek Ju, bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë.

Ju LUTEMI është kohë pandemie, të gjithë të jeni të kujdeshëm, të përdorni maskën, të mbani distancën dhe higjenën personale./lajme365.com