Komuna e Dragashit ndihmon qytetarët e prekur me COVID-19

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që t’i ndihmojë financiarisht qytetarët e prekur nga coranvirusi, si dhe familjarët e viktimave nga virusi.

Komuna e Dragashit bën të ditur se kanë ndarë 120,860.00 euro për t’i ndihmuar qytetarët.

Sipas njoftimit, për personat e shpallur pozitiv me COVID-19 nga IKSHPK shume e subvencionimit do të ndahet proporcionalisht në bazë të aplikacioneve dhe buxhetit, kurse për familjarët e ngushtë të personave të vdekur nga coronavirusi shuma e subvencionimit do të jetë 950 euro.

Afati i aplikimit është i hapur nga data 09 dhjetor deri më 15 dhjetor, dhe se dokumentet duhet të dorëzohen në zyrën e pranimit drejtuar komisionit për shqyrtimin e kërkesave për subvencione.