Komuna e Dragashit sqarohet për veturën zyrtare e cila është parë gjatë vikendit në Shqipëri

Komuna e Dragashit ka sqaruar situatën rreth veturës zyryare, e cila është fotografuar gjatë vikendit në Shqipëri, raporton LAJME365.

Në njoftimin për opinionin publik, komuna e Dragashit, ka thënë se me këtë veturë, nënkryetati i komunës, Resul Fetahu dhe Drejtori i Arsimit, Selim Kryeziu, kanë qënë për vizitë tek nxënësit e shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha”.

“Meqenëse kryetari Bexhet Xheladini ka qenë zyrtarisht në Turqi, me autorizimin e tij, maturantët e gjimnazit “Ruzhdi Berisha” janë vizituar nga Nënkryetari i Komunës z.Resul Fetahu dhe Drejtori i DKA-së z.Selim Kryeziu.
Motivi i vetëm i kësaj vizite ka qenë vëzhgimi nga afër i ambienteve ku po qëndrojnë maturantët e komunës sonë, me qëllim mos përsëritjen e situatave të pakëndshme të eskursioneve të kaluara.”, thuhet në njoftimin e komunës së Dragashit, përcjell LAJME365.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sqarim për opinionin publik!

Vetura e komunës së Dragashit me tabela 04Z-23-05 e cila sot u postua nga PDK-Dega Dragash, nuk paraqet gjë tjetër veçse një tentimi tjetër dëshpërues.

Meqenëse kryetari Bexhet Xheladini ka qenë zyrtarisht në Turqi, me autorizimin e tij, maturantët e gjimnazit “Ruzhdi Berisha” janë vizituar nga Nënkryetari i Komunës z.Resul Fetahu dhe Drejtori i DKA-së z.Selim Kryeziu.
Motivi i vetëm i kësaj vizite ka qenë vëzhgimi nga afër i ambienteve ku po qëndrojnë maturantët e komunës sonë, me qëllim mos përsëritjen e situatave të pakëndshme të eskursioneve të kaluara.

🚫Koha kur bëheshin vizita miqve, vizita për të hyrë në provime apo pushime&relax, me vetura zyrtare tashmë i takon të kaluarës.

↘️Më poshtë gjeni të skanuara Kërkesën për Shfrytëzim të Veturës Zyrtare (të protokoluar) që mban datën 12/05/2022 ( një ditë përpara) si dhe bllokun e veturës zyrtare ku shiqohet qartë kilometrazha dhe vula e komunës.

P.S. Pas manifestimit të ditës së shkollës “Shaban Shabani” në Llopushnik, Nënkryetari dhe Drejtori janë nisur për Shqipëri dhe janë kthyer ditën e nesërme pasdite.