Komuna e Drenasit financon klubet sportive

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Drenasit, anëtarët e saj kanë miratuar propozimin për mbështetjen e klubeve sportive të kësaj komune.

Kështu, KH “Drenica, KF “Feronikeli” KF “Drenasi” dhe projektit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal do të kenë mbështetjen e Komunës së Drenasit gjatë këtij viti.

Kuvendi i Komunës së Drenasit, gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar edhe Rregulloren Komunale për Transparencë si dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale 2020-2022.