Komuna e Ferizajit ndan 200 mijë euro në luftën për COVID-19

Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, ka njoftuar se kjo komun ka ndar 200.00 euro për masat që do të ndermirrën në luftën kundër koronavirusit.

Aliu përmes një postimi në Facebook, ka falemnderuar edhe anëtarët e kuvendit të Komunës së Ferizajit, të cilët e kanë përkrahur këtë propozim./Lajme365.com

Ja postimi i plotë:

Masave të deritanishme në luftën tonë të përbashkët kundër CoronaVirusit, i shtuam sot edhe 200,000 euro me vendimin e Kuvendit të Komunës.

Ferizaj e ferizajasit shembull i menaxhimit e bindjes qytetare në betejë kundër pandemisë COVID-19.

FALEMINDERIT anëtarëve të Kuvendit të Komunës që i dhanë dritën jeshile propozimit për ndarjen e fondit financiar në ndihmë për përballimin e situatës me COVID-19.

FALEMINDERIT ferizajasve, profesionistëve shëndetësor, biznesmenëve, donatorëve individual e grupor, forcave të sigurisë, shoqatave e grupeve sociale që po hedhin një gur të palëkundshëm në murin e betejës sonë për shëndetin publik.