Komuna e Fushë Kosovës del me njoftim për rastet me COVID-19

Komuna e Fushë-Kosovës, ka pranuar se tre qytetarë janë prekur me coronavirus.

Në njoftimin publik bëhet e ditur se qytetarët e prekur janë nga fshati Miradi e Ulët.

“Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengosur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me Coronavirus dhe janë nga fshati ‘Miradi e Ulët’, shkruhet në njoftim.

Postimi i plotë i Komunës në Facebook:

* Informatë *

Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengosur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me Coronavirus dhe janë nga fshati ‘Miradi e Ulët’.

Ju informojmë se situata është nën kontrollë të plotë dhe se nuk ka nevojë për karantinim dhe izolim sepse janë marrë të gjitha masat dhe është rast i izoluar.

Qytetarë të nderuar, deri më tani keni treguar kulturë dhe kujdes në parandalim të përhapjes së këtij virusi duke respektuar rekomandimet dhe udhëzimet e duhura, andaj apelojmë të vazhdojmë edhe më tej t’i respektojmë këto rekomandime dhe së bashku do i’a dalim.