Komuna e Hanit të Elezit me aktivitete të veçanta për diasporën

Komuna e Hanit të Elezit ka njoftuar se do të mbahen një numër aktivitetesh kulturore dhe sportive në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, e cila organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës.

Këtë vit Komuna e Hanit të Elezit ka planifikuar që Ditët e Diasporë të mbahen në javën e fundit të korrikut ( nga 22 deri më 27 korrik 2019).

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës” kemi planifikuar që të mbajmë këto aktivitete:
• Turnir në futboll të vogël që do të fillojë më 22 korrik dhe të përfundojë më 26 korrik.
• Ecje (Hiking) Shtigjeve të UÇK-së më 27 korrik ( e shtune) (në bashkëpunim me Shoqatën Alpiniste të Hanit të Elkezit, ku do të ftohen edhe Shoqata tjera që të na bashkëngjiten) .
• Koncert kulturo-artistik me SHKA “Sharri” Te kompleksi i Dëshmorëve më 27.07.2019. Me të cilin Koncert përfundojmë aktivitetet.