Komuna e Istogut miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2021-2023

Kuvendi i Komunës së Istogut ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2021-2023, kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komunës së Istogut.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës, Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2021-2023, Shpallja në diskutim publik i Projekt – Rregullores për Kodin e Etikes për zyrtaret e Komunës së Istogut, Njoftimi me Raportin e progresit për realizimit e Planit të Veprimit për mënjanimin e të gjeturave në raportin e Auditorit të përgjithshëm, Shqyrtimi dhe Miratimi i propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës për Ridestinimin e mjeteve në kuadër të programit buxhetor Zhvillimi Ekonomik, Njoftimi rreth shpërndarjes se pakove emergjente nga buxheti i komunës dhe donatorëve për periudhën e pandemisë Covid 19 si dhe pika e fundit Pyetje nga anëtaret e Kuvendit Komunal.