Komuna e Istogut ua rritë orarin e punës diskotekave dhe kafeterive

Kuvendi Komunal i Istogut ka bërë shqyrtimin dhe miratiimn e projektit për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për subjekte afariste, shkruan Insajderi.

Sipas kësaj rregulloreje të miratuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal në Istog, orari për diskoteka dhe kafiteri për sezonin veror  do të jetë deri në orën 01:00, jo siç ka qenë më parë, deri në 24:00.

Përpos kësaj, Kuvendi u ka zgjatur orarin e punës edhe internet-kafeve dhe lokaleve të lojërave elektronike nga 23:00 në 24:00.