Komuna e Klinës përkrah bletarët

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Klinës ka organizuar ligjëratë këshilluese në lidhje më fenomenin e shumimit (ndarjes) së bletëve.

Në këtë ligjëratë këshilluese morën pjesë një numër i madh i bletarëve klinas, ndërsa ligjëroi nënkryetari i Lidhjes së bletarëve të Kosovës, Zymber Bajraktari, magjistër i bletarisë.

Gjatë kësaj ligjërate u diskutua për rëndësinë e shumimit(ndarjes) së bletëve, vështirësitë, rolin e kosheres, metodat e preferuara të ndarjes së bletëve etj.

Po ashtu, z. Zymber Bajraktaoi ligjëroi edhe për mënyrat e përgatitjes së bletëve për stinën e dimrit, duke theksuar se cilësia e amës nuk përcaktohet nga madhësia e saj, por te gjenet që posedon.

Ai, po ashtu, shtoi se para përfundimit të kullosës bëhet ndarja e bletëve dhe shtoi se viti kalendarik për bletët fillon me përfundimin e kullosës, ndërsa pas përfundimin të kullosës fillon faza e përgatitjes së bletëve për stinën e dimrit.