Komuna e Lipjanit me Pako Emergjente

Komuna e Lipjanit pritet ta miratoj një pako emergjente për ti ndihmuar qytetarët e kësaj komune.

Krytari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit komual për të miratuar pakon emergjente për ti ndihmuar qytetarët në këtë situate të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19.

Kryesuesi i Kuvendit komunal të Lipjanit, Daut Azemi, ka njoftuar se ka thirrur ,mbledhjen e Jashtëzakonshme e cila do të mbahet të premten me datë 17.04.2020, duke filluar nga ora 10:00.