Në fshatrat Banjë, Bellanicë dhe Senik të Malishevës, ishte paraparë që të ndërtohet zona ekonomike në vlerë prej 3.5 milionë eurosh.
Kundër këtij vendimi ka dalë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Ai ka thënë që shumë investitorë nga jashtë kishin planifikuar që bizneset e tyre t’i vendosin aty.
Kundër vendimit të qeverisë ka dalë edhe asamblisti e NISMA-s në Malishevë, Astrit Sertolli.
“Sipas qeverisë, ka qenë vendim i kundërligjshëm për ndërtimin e saj, mirëpo është dëm i madh për Komunën tonë. Këtu është shkelur edhe vullneti i pothuajse shumicës së Asamblesë të Kuvendit Komunal të Malishevës ku patëm votuar pro kësaj zone Ekonomike”, ka thënë Sertolli.
Zona ekonomike në Malishevë përfshinte një sipërfaqe prej 36 hektarësh dhe ishte e dedikuar për bizneset nga diaspora.
Për këtë projekt parashihej të shpenzoheshin shuma të mëdha në shpronësimin e hapësirave për krijimin e Zonës Ekonomike./koha.net