Komuna e Mitrovicës dhe Caritasi Zviceran mbështesin fermerët

Në kuadër të realizimit të projekteve dhe planeve zhvillimore në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Komuna e Mitrovicës realizoi projektin “Subvencionimi i fermerëve me koshere bletësh dhe pajisje, bimë mjekësore aromatike dhe dredhëz” në bashkëpunim me Organizatën Caritas-i Zviceran.

Në kuadër të këtij projekti kanë përfituar gjithsej 19 fermerë, dhe të cilëve u janë dhuruar paketë me pajisje për bletë dhe dy fermerëve tjerë pajisje për bimë mjekësore aromatike dhe dredhëz.

Vera e përgjithshme e këtij projekti është 44,000 mijë euro, me ç’rast Komuna e Mitrovicës ka participuar 35%, fermerët 15%, dhe Caritas-i Zviceran 50%.

Me këtë rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka tha se investimet në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë një ndër prioritetet e zhvillimit ekonomik të Komunës së Mitrovicës, andaj edhe Komuna vazhdimisht do të mbështesë dhe t’i rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, duke i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve.