Komuna e Pejës anulon tenderin për dekorimin e qytetit

Tenderi për dekorimin e qytetit, me rastin e festave të fundvitit është anuluar nga Komuna e Pejës, ndërkohë që puna për realizimin ë këtij projekti është marrë përsipër nga komuniteti biznesor.

Ndërprerja e aktivitetit të prokurimit, sipas Komunës së Pejës është i nevojshëm për shkak të ngjarjeve dhe arsyeve objektive dhe të demonstrueshme të cilat janë jashtë kontrollit të autoritetit kontraktues dhe të cilat kanë qenë të paparashikueshme në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit”.

“Pasi qe A.K Komuna e Pejes dhe Komuniteti i Biznesit Pejan ka shpreh deshir qe ta prekrah – ta ndihmoj Komunen ne dekorimin e qytetit per Festat e Fund Viti , ne ket rast KK Peje eshte mirnjohes ndaj Komunitetit te Biznesit Pejan per ndihmen qe ka dhen per Dekorimin e Qytetit andaj ne si A.K nuk kemi arsyeje qe te vazhdojm me ket Aktivitet Prokurimit dhe e anulojm ket procedur.”- thuhet në informacionet e arsyetmit të anulimit të këtij tenderi, në faqen e prokurimit.

Ndryshe, Komuna e Pejës pati ndarë 30 mijë euro për të investuar në dekorimin e qytetit, me rastin e festave të fundivitit, ndërsa ende nuk kemi marrë ndonjë inforacion, se ku do të destinohen tash ato mjete.