Komuna e Pejës hap rrugë për ndërtimin e Qendrës së Skijimit në Bogë

Në takimin sotëm, Kuvendi i Komunës së Pejës i ka hapë rrugë ndërtimit të Qendrës së Skijimit në Bogë. Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Pejës kanë miratuar propozimin e Kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, për shpalljen e interesit publik të ngastrave kadastrale 345/5, 346/6 dhe 346/5 Z.K. Bogë me qëllim të ndërtimit të Qendrës së Skijimit në Bogë

Krahas kësaj, në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Pejës janë shqyrtuar dhe miratuar edhe një sërë çështjesh dhe dokumentesh tjera përfshirë Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2020 – 2022, shpalljen e interesit publik të ngastrave kadastrale 305/2,305/3,305/4 dhe 307/2 Z.K. Novosellë me qëllim të ndërtimit të Stadiumit të Futbollit në fshatin Novosellë, Komuna e Pejës, miratimin e ndryshimit të vendimit me lidhur me këmbim pronash në mes të Komunës së Pejës dhe pronarit privat, z.Shkëlzen Hadergjonaj nga Peja si dhe anulimin e vendimit lidhur me shpalljen e interesit të përgjithshëm mbi pronën e pronarit, z.Afrim Ethemi nga Peja, njofton Zyra për Informim e Komunës së Pejës.