Komuna e Pejës pas raportimit te mediave vendosi dezinfektantët

Objektet e Administratës Komunale në Pejë, pas raportimit të faqes Peja në Fokus dhe Lajme365, se ato nuk kanë të vendosura dezinfektues statik dhe matës të temperaturës, kanë vendosur dezinfektuesit, mirëpo ende nuk ka matës temperature.

Më datën 17 nëntor 2020, me anë të një hulumtimi që Peja në Fokus dhe Lajme365 kanë realizuar një hulumtim në objektet e Komunës së Pejës, ku kemi gjetur se nuk ka pasur dezinfektant statik, me të cilat do duhej të shërbeheshin qytetarët që vizitojnë institucionet komunale, për të kryer nevojat e tyre.

Sot, ekipi ynë ka shkuar prap në këto institucione ku kemi parë se dezinfektantët statik tashmë janë vendosur, ndonëse në hyrjet e këtyre institucioneve ende nuk ka persona të autorizuar për të matur temperaturen e vizitorëve, e madje as aparata për matës.

Rikujtojmë se Peja në Fokus gjithashtu pati kontaktuar me drejtorin e Administratës Komunale, Rexhep Kurtbogaj për të diskutuar rreth kësaj çështje, ndërsa ai na kishte thënë se do t’a kishte parasysh këtë çështje që të kryhet brenda një jave, mirëpo ndonëse me vonesë, tashmë puna nga ana e drejtorisë së administratës është kryer, sa i përket dezinfektuesve, mirëpo jo edhe matësve të tempersturës për qytetarët vizitorë!

Ndryshe, në Manualin e Qeverisë së Kosovës, për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

Pika 2, e vendimit të fundit të nxjerrë nga Qveria thotë:

“2. Të gjitha institucionet publike dhe private obligohen të mbikëqyrin në baza ditore paraqitjen e stafit në punë në përputhje me ‘Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID-19’, përfshirë matjen e detyrueshme të temperaturës për të gjithë gjatë hyrjes në objekte.”, -duke përfshirë këtu edhe institucionet komunale, si institucione publike.

NDIQENI LINKUN PARAPRAK LIDHUR ME TEMEN: https://www.facebook.com/Pejanefokus/posts/3434701606646611