Komuna e Plavës ndan buxhet për tu lidhur me Kosovën

Komuna e Plavës ka ndarë buxhet në vlerë prej 160 mijë eurosh për hartimin e projektit për ndërtimin e rrugës nga Plava në Bogiçe e cila ndodhet në pikën kufitare me Kosovën.

Realizimi i një projekti të tillë në territorin malazez ka rëndësi jetike për të siguruar finalizimin e rrugës së nisur në pjesën e Kosovës Deçan – Plavë si pjesë e rrugës regjionale R-108.