Komuna e Prishtinës aplikon mekanizma për qeverisje të mirë

Komuna e Prishtinës ishte pjesë e sesionit “Iniciativa Lokale pë Kontraktim të hapur (Local Open Contracting Initiatives-LOCI ) në kuadër të Samitit Global të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP).

Reformat për qeverisje të hapur në nivel lokal, si kontratat dhe të dhënat e hapura, përkthehen drejtpërdrejtë në projekte dhe ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarë.

Iniciativat për reforma në edukim, shëndetësi, infrastrukturë dhe shërbime cilësore për qytetarë po ndodhin në nivel global.

Komuna e Prishtinës është duke i aplikuar mekanizmat globale për qeverisje të mirë, pjesëmarrje qytetare në vendimmarrje, hapje e të dhënave dhe kontratat e hapura. Këto janë edhe parimet kryesore të Partneritetit për Qeverisje të Hapur.