Komuna e Prishtinës i’u “siguron” biletë për ndeshjen Kosovë – Angli

Komuna e Prishtinës të gjithë personave të cilët edhe pse me shumë deshirë do të shikonin ndeshjen Kosovë – Angli në stadiumin, “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në pamundësi për të blerë bileta, i’u ka siguruar transmetim të drejtpëdrejt në sheshin Zahir Pajaziti. Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës nëpërmjet faqes zyrtare.

“Jo të gjithë do të mund të zënë sonte vend në stadiumin e futbollit “Fadil Vokrri” për të ndjekur ndeshjen Kosovë -Angli.

Andaj edhe e kemi organizuar transmetimin e drejtëpërdrejtë të ndeshjes në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ejani të festojmë së bashku. 💙

Welcome & Respect!

🇽🇰⚽️🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿”, është shkruar në njoftim.