Komuna e Prishtinës rrënon një objekt të vjetër, shmang rrezikun

Komuna e Prishtinës, ka rrënuar një objekt të vjetër, i cili paraqiste rrezik për jetën e banorëve, raporton EkonomiaOnline.

Komuna ka njoftuar se do të intervenojnë edhe në raste të tjera të tilla që paraqesin rrezik për banorët.

“Intervenim emergjent, për shmangie të rrezikut Pas konstatimit nga ana e zyrtarëve të emergjencave për rrezikshmëri, Drejtoria e Inspekcionit me ndihmën e Hortikulturës ka rrënuar objektin e vjetër që gjendej në rrugën përballë muzeut. Jemi në pritje të kontratës së re për rrënime, ashtu që të mund të intervenojmë edhe në raste tjera të ngjashme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.