Komuna e Prizrenit anulon thirrjen jashtëligjore

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, njofton se thirrja për aplikim “Përkrahja e individëve dhe OJQ-ve në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik”, e hapur më 14 mars 2019, është anuluar.

Arsyeja e anulimit të thirrjes vjen duke u bazuar në Rregulloren 04/2017 Mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, neni 3, pika 1.6, e cila parasheh që mbështetja financiare bëhet për OJQ-të vendore apo të huaja, që janë të regjistruara në Republikën Kosovës dhe janë në përputhje me dispozitat e kësaj rregulloreje dhe legjislacionit në fuqi, dhe jo edhe për individë siç ka qenë e paraparë në këtë thirrje, njofton Komuna e Prizrenit.

Për mbështetje financiare të OJQ-ve në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, sipas Komunës së Prizrenit, së shpejti do të rihapet një thirrje e re.