Komuna e Prizrenit demanton lajmin se drejtori me veturë zyrtare shkon për pushime në Shqipëri me familje

Drejtori i Administratës në komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, ka reaguar lidhur me lajmin që është publikuar nga disa portale, ku thuhet se njëri nga drejtorët e Haskukas ka udhëtuar për Shqipëri me vetur zyrtare së bashku me familjen.Hajdari ka thënë se gazetarët po shkelin kodin e gazrtarisë, nenin e verifikimit dhe  konfirmimit të informatës.

“Me keqardhje duhet t’u themi portaleve dhe gazetarëve se duke dashur të paraqesin shkelje nga zyrtarët e komunës, vetë shkelin kodin etik të gazetarisë: shkelin nenin e verifikimit dhe konfirmimit të informatës.”, thuhet në reagim, përcjell Lajme365.

Ai tha se ajo veturë drejtohet nga shoferi i komunës dhe zbaton marrëveshjen për bartjen e vizitorëve/pjesëmarrjen e Autostrada Biennale, ne relacionin Rinas-Prizren dhe anasjelltas.

Reagimi i plotë:

“Drejtori i Haskukës me veturë zyrtare shkon në Shqipëri me gjithë familjen”?!

Me keqardhje duhet t’u themi portaleve dhe gazetarëve se duke dashur të paraqesin shkelje nga zyrtarët e komunës, vetë shkelin kodin etik të gazetarisë: shkelin nenin e verifikimit dhe konfirmimit të informatës.

Jua themi ne: kjo veturë zbaton marrëveshjen për bartjen e vizitorëve/pjesëmarrjen e Autostrada Biennale, ne relacionin Rinas-Prizren dhe anasjelltas, pra këtu është shoferi i komunës në zbatim të detyrës

Me respekt,
Drejtori i DA, Osman Hajdari

#nekursejmenukpaguajmeVIPtax#

/lajme365.com