Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje me Caritas Kosova

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Caritas Kosova për dy projekte të cilat pikë fokusi kanë edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe përgatitjen e të rinjve të Komunës së Prizrenit në tregun e punës.

Projekti “My Right-E Drejta Ime” ka për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim, me theks të veçantë gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin e rregullt arsimor, përmes metodologjisë së bashkëmësimdhënies/psikologëve dhe dhomave burimore në institucionet arsimore në Komunën e Prizrenit. Ky Projekt ështe i mbështetur nga Agjencia Ausrtiake për Zhvillim dhe Caritas Austria.

Kurse projekti “Your Job-Puna Jote” i cili implementohet nga Caritas Kosova dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ka për qëllim mbështetjen dhe përgatitjen e të rinjve nga mosha 15 deri 30 vjeç për tregun e punës. Ky projekt po implementohet edhe në shtetet e rajonit, ndërkaq në Kosovë do të realizohet në 4 komuna, Prizren, Gjakovë, Viti dhe Kllokot.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor