Komuna e Prizrenit probleme me OSHP (Dokument)

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) ka anuluar tenderin e Komunës së Prizrenit për mirëmbajtjen e rrugëve. OSHP ka pranuar si të bazuar ankesën e një operatori ekonomik sipas së cilës Komuna e Prizrenit nuk ka bërë specifikim të qartë në dosje të tenderit (Dokumenti i OSHP-së:
https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2019/108-19%20vend.pdf)

Kjo ka bërë që Komuna e Prizrenit të mos jetë në gjendje të ofrojë shërbime të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve dhe shesheve duke shkaktuar kështu ndotje të madhe të ajrit dhe ambientit në Prizren.

Për të zbutut sadopak situatën e krijuar, në ndihmë të Komunës së Prizrenit ka dalë Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ekoregjioni”, e cila në mënyrë vullnetare ka bërë pastrimin e disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Prizrenit.