Komuna e Rahovecit bëhet me qendër të thirrjeve pa pagesë për qytetarë

Në mesin e indikatorëve matës të transparencës dhe llogaridhënies komunale është edhe krijimi i një linje direkte pa pagesë për qytetarë. Bazuar në këtë indikator, Komuna e Rahovecit ka formuar qendrën e thirrjeve pa pagesë për qytetar.

Nga sot, qytetarët e interesuar mund të adresojnë shqetësimet, ankesat, pyetje apo edhe kërkesë për informatë tek zyrtarët komunal përmes këtij numri 0800 11 007 i cili është pa pagesë.

Qendrën e thirrjeve do të jetë në dispozicion për qytetarë, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00 deri 16:00, thuhet në komunikatë.