Komuna e Suharekës nuk toleron shkeljen e vendimeve të Qeverisë

Komuna e Suharekës nuk ka toleruar veprimet e lokalave afariste të cilat kanë shkelur vendimet e Qeverisë së Kosovës në muadër ta masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kryetari Bali Muharremaj, ka njoftuar se Komuna e Suharekës ka mbyllur lokalet të cilat nuk i kanë zbatuar vendimet e Qeverisë.

“Mbyllen të gjitha bizneset që nuk e zbatojnë urdhëresen nga Qeveria e Kosovës dhe Institucionet Komunale dhe për këtë nuk ka asnjë kompromis. Nga ora 17:00 e deri 06:00 ndalohet edhe lëvizja edhe hapja e dyqaneve, me përjashtim të atyre që lejohen sipas urdhëresës përkatëse”, ka shkruar Muharemaj.

Ai gjithashtu ka apeluar tek qyterarët që të rrespektohen rregullat e institucioneve shëndetësore dhe atyre të sigurisë.