Komuna e Suharekës, shkëput kontratën për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “ Ukë Bytyçi”

Përmes një njoftimi  të publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Suharekës,  thuhet se kryetari , Bali Muharremaj, ka shkëputur  kontratën për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi”.“Është shkëputur kontrata për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi”, si rezultat i mosrespektimit të afateve kohore nga ana e operatorit ekonomik dhe shkeljeve të kushteve të kontratës, si dhe mosrespektimit të projektit”. Përkundër insistimit të Komunës së Suharekës, që ky projekt të realizohet, operatori ekonomik nuk ka treguar gadishmëri ti përfundoj punimet sipas kërkesave të autoritetit kontraktues dhe kontratës. Komuna do të ndërmerr të gjitha masat ligjore dhe do të vazhdoj me procedurat e reja për këtë projekt, në mënyrë i njejti të realizohet në afatin sa më të shpejt të mundshëm. Jam i vendosur me sinqeritetin më të madh, që ky projekt të realizohet dhe për këtë ju garantoj me angazhimin dhe vullnetin tim”, thuhet në arsyetimin e kryetarit, Muharremaj, lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate. .