Komuna harron rrugën e pashtruar në Vitomiricë të Pejës

Rruga me gjatësi prej mbi 300 metrave në Rajonin e Tretë në Vitomiricë të Pejës, që ka afër 15 shtëpi tash e gati 10 vite ka ngelur në “mëshirën” e pluhurit gjatë verës e baltës në ditët e dimrit.

Banorët e asaj ane, të cilët na e kanë adresuar këtë problem infrastrukturor, se që nga viti 2014 kur kanë marrë premtim nga Komuna e Pejës se do të asfaltohet kjo rrugë, nuk kanë marrë më asnjë përgjigjje konkrete, e që sipas tyre mbase edhe mos interesimi i vet banorëve ka shtyer institucionet lokale që ta lënë harresë, e madje janë detyruar që vet ata t’a shtrojnë me zhavor këtë rrugë.

Nga ana tjetër, banorët kërkojnë që kjo çështje të trajtohet seriozisht, ngase siç shprehen ata:”kjo gjendje është bërë e padurueshme”.