Komuna Lejre e Danimarkës dhuron inventar për tri shkolla në Malishevë

Donacioni është dhuruar nga Komuna Lejre e Danimarkës, përkatësisht nga shkolla “AllerslevSkole”, per tri shkollat fillore të mesme të ulëta ne komunën e Malishevës, “Bajram Curri”, “Xheve Krasniqi- Lladrovci” dhe “Visar Krasniqi”. Ky donacion ka 300 karrige dhe 200 banka, njofton Komuna e Malishevës.

Kontributdhënës janë edhe bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës, po ashtu edhe Komuna e Malishevës e cila ndihmoi në lehtësimin e transportit dhe me dokumentacion përkatës doganor.

Sipas personit kontaktues, Arton Krasniqit, edhe në të ardhmen do të vazhdohet me bashkëpunim me Komunën e Malishevës dhe komuna tjera në Danimarkë, për shkollat e Malishevës që kanë nevojë me inventar apo edhe mjete mësimore.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, falenderon bashkatdhetarët tanë në shtetet evropiane të cilët po kontribuojnë edhe në liri për vendlindjen e vet. Pasi edhe jemi në prag të pushimeve, Begaj u dëshiron mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve në vendlindje, njofton Komuna e Malishevës.